Site icon PrishtinaPress

Bekim Çollaku jep sot dorëheqje nga posti i ministrit të Integrimeve?

Ministri Bekim Çollaku, sot pritet të japë dorëheqje nga posi i ministrit të Integrimit.
Burime të lajmi.net deklarojnë se ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, këtë do ta zyrtarizojë në një konferencë për media që pritet të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Ai edhe më parë e ka dhënë një paralajmërim të tillë, duke shprehur dëshirën për të shkuar në presidencë, si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

Largimi i Çollakut nuk është i pari në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, por është akti i parë i largimit tërësishëm nga Qeveria.
Para Çollakut, ishte Hajredin Kuçi ai i cili dha dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë, por duke mbetur vetëm si zëvendës kryeministër.
Njësoj si Kuçi ka vepruar edhe Kujtim Shala i cili ndryshe nga Kuçi, ai dha dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit për të mbajtur vetëm postin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit.

Exit mobile version