Site icon PrishtinaPress

Bekë Berisha thotë se VV’së “virgjërinë morale ia ka prishur Ambasadori Berishaj”

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, në një intervistë të dhënë se fundi.

Ai është shprehur i bindur se kjo qeveri s’do të mund t’i përmbushë premtimet e dhëna, derisa ka deklaruar se Vetëvendosjes “virgjërinë morale që e ka pasur ia ka prishur ambasadori Martin Berishaj”, për të cilin mediat sllovene raportuan se është përfshirë në një skandal të madh financiar.

“Njerëzit janë të zhgënjyer. Më nuk ka rëndësi as çfarë premtimesh ka dhënë sepse po shihet që asnjë punë nuk e ka bërë. Edhe këtë virgjërinë morale që e ka pasur e ka prishur ambasadori Martin Berishaj me atë hajninë 600 milionëshe. Berishaj është shoku i vetëm i kryeministrit Kurti dhe ky njeri u pa se kush është”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka komentuar edhe darkën që u shtrua në Berlin për Kurtin e Vuçiqin.

“Me thënë të drejtën, ky takim ishte i pritshëm për mua, por kjo bie në kundërshtim me krejt atë që kryeministri Kurti ka thënë për 20 vite se bisedimet nuk i ka prioritet. Tash po del që i ka prioritet dhe po del që bën me ngrënë drekë me Vuçiqin. Dita ditës për çdo premtim që e ka dhënë po vetë-demantohet sepse njerëzit e mbajnë mend çka ka thënë ai më parë. Po vetë-demantohet për diku 100 premtime që i ka dhënë. Mund të thuhet edhe që kanë qenë me thikë duke e ndarë Kosovën. Ndoshta ka pasur edhe hartë diku, por që e kanë fshehur kur është bërë fotoja”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version