-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bekë Berisha thotë se tenderi për ushqim të ushtarëve të FSK-së vjedhet: Me 3 prej 10 eurove punët kryhen, tjerat shkojnë nëpër xhepa

Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme, ku po diskutohet problemi i furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së, raporton GazetaDemos.

Në fjalen e tij të rastit, deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha pretendoi se një pjesë e tenderit të ushqimit të ushtarëve të FSK-së vidhet, nga persona të njohur për të.

“Paramendone në këtë institucion ku ishte dashtë diciplina me kanë ma e madhja, vjen puna që kjo Qeveri ta lë ushtrinë pa bukë. Na bonen horë. Këto tenderet e ushqimit…Këtu është fitimi i madh. Nëse tenderi është 10 euro, me 3 euro po u kryshin obligimet, tjerat shkojnë në xhepa të njerëzve që unë i di. I di të gjitha, mirëpo duke dashur me e mbrojtë ushtrinë, plotë gëra nuk i kemi folë”, tha Berisha.

Në këtë seancë nuk po merr pjesë partia në pushtet VV-ja, teksa në konferencën për media thanë se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë të thirrur nga opozita derisa ata “të reflektojnë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img