Kryetari i Komisionit parlamentar për Siguri, Bekë Berisha, i ka bërtitur, deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba.
Derisa Zyba ka kërkuar ta përfundoj fjalën e tij, Berisha i është shprehur ashpër duke i kërkuar ta ndalë mikrofonin.
”Kur jam unë qitu s’bon, nale mikfrofonin. Nale mikrofonin bre Salih, mos më hajde këtu me kësi porosi që të japin… Nuk je pjesë e komisionit, nale”, është shprehur Berisha drejt Zybës.