9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bekë Berisha për VV-në: Këta dojnë veç pushtet, s’iu intereson bash kurrkush

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti në seancën e sotme ku po diskutohet për mbështetjen urgjente financiare të Policisë.

Berisha ka thënë se pozita nuk është sot në sallën e Kuvendit, për shkak se nuk i intereson asgjë tjetër përpos pushtetit.

Kjo situatë e policisë do të ishte ndreq nëse do i kishim trajtu më mirë. Orët shtesë janë pagu ma përpara, prej që osht kjo Qeveri këto shtesa janë ndalë. Tash duhet me gjetë forma alternative. Rrezikshmëria osht obligim i shtetit, duhet me ua pagu policisë. Mujmë me bo një fond të posaçëm për policët. Pse nuk është pozita ktu, pse nuk përgjigjet Kryeministri e Ministri në pyetjet parlamentare. Se menojnë që edhe rrejnë, edhe mashtrojnë, edhe e marrin votën apet. Këta dojnë veç pushtet, s’ju intereson bash kërkush. Pozita e kanë kasavetin se s’dojnë që i lon meritë kërkujt, që mos t’ju jetë edhe opozitës që po bëjnë diçka”, tha Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img