2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bekë Berisha për mësuesit: Po na prekni dy dritat e syve

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se çështja e arsimit është një çështje shumë e ndjeshme për shoqërinë shqiptare.

Ai nga ulësja e tij në Kuvend iu drejtua qeveritarëve dhe tha se kur preken mësuesit preken “dy dritat e syve” të shoqërisë.

“Sot po flasim për arsimin. E kam dëgjuar një aktivist të viteve të 90-ta duke thënë: “Kur të preket arsimi shqip është sikur me të prekë në dy dritat e syve”. Ju jeni duke na prekur në dy dritat e syve. S’e kom nijet që me fjalën time me ju përmallu kërkon prej juve, sepse nuk ju intereson”.

Berisha tha se ky është një problem që duhet të zgjidhet nga Qeveria dhe jo nga opozita.

Në Kuvendin e Kosovës është thirrur interpelancë për ministrin e Financave Hekuran Murati pas mosdhënies së pagave për muajin shtator për mësimdhënësit grevistë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img