“Operacioni në Karaçevë ka filluar me qindra policë, e kemi trajtuar bashkë, e kemi folur edhe thuhet se me 600 policë është bërë ai operacion. Qëllimi ka qenë me zhduk njëfarë oaze të krimit, se do kazino po funksionojnë, bile ju më së shumti keni pas bërtite për këtë punë”, ka thënë Berisha.
Ai theksoi se ky operacion në fund përfundoi duke i arrestuar do pronarë të mishtoreve, kaq është efekti i kësaj. “
“As nuk u përmendën më aparata të kazinove, as kazino, ato ishin kanë improviazim me dërrasa, 14 kilogramë kafe, dy shota, një pëllumb do edha, edhe na u paraqit si operacioni “që çka u ba”, e kurrgjë hiq në të. Sot janë do njerëz për gjynah në burg, për shkak që “jo e ke ble lopën, jo e ke shit lopën. A kështu po u dashka me funksionu shteti jonë e siguria a. E bash për këtë punë, kemi me u përballë me ministrin në interpelancë na, ka me na e shpjeguar këtë operacion”, ka theksuar Berisha.