Site icon PrishtinaPress

Bekë Berisha: Në koordinim me Listën Serbe, Vetëvendosje përjashtoi veteranët nga ligji

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar, siç ka thënë ai, “dakordimin në mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe për veteranët”.

Berisha përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky koordinim është bërë për t’i lënë jashtë ligjit veteranët e UÇK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t’i lënë jashtë Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Berisha.

“Goxha fort i kemi pasë thy dhëmbët tu i mbrojtë veteranët. Boll shumë e kishit pasë votu Jugosllavinë.  Anakronike, mashtrim apo realitet i hidhur…”, shtoi ai.

Exit mobile version