Site icon PrishtinaPress

Bekë Berisha: ‘Lumi Vjosa’ i ka marrë krejt deputetët e VV-së, dreqi e din ku keni m’u nalë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se deri më tani vetëm dy deputetë që bënin pjesë në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë shpëtuar veten.

Sipas Berishës, deputetët e shumicës i ka marrë Lumi Vjosa, por janë deputeti Fatmir Sheholli dhe Haki Abazi, ata që sipas tij e kanë shpëtuar veten me largimin e tyre nga VV-ja.

“Është e vërtetë që LDK-në e ka marrë Lumi, edhe është e vërtetë që PDK-në e ka marrë Memli. Veç edhe nja është e vërtetë: Lumi Vjosa i ka marrë qeta [bën me shenjë kah deputetët e shumicës], edhe nji dreq e din ku keni m’u nalë. Deri më tash veç dy e kanë pshtu veten, veç dy deputetë. Fatmiri edhe ky Abazi. Ju tjertë dreqi e din ku keni m’u nalë”, ka thënë deputeti i AAK-së./PrishtinaPress/

Exit mobile version