Site icon PrishtinaPress

Bekë Berisha kërkon ndihmën e Shqipërisë: Albin Kurti ia hapi Serbisë dyert e Amerikës

Deputeti i AAK-së së Ramush Haradinajt, Bekë Berisha, po thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka hapur dyert Serbisë në Amerikë. Ky reagim i Berishës vjen pasi ambasadori i Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë. 

Berisha ka thënë se në vitin e parë, diplomacia e Qeverisë Kurti ka shërbyer më shumë për përplasje me Tiranën dhe sulme ndaj UÇK’së sesa për të mirëmbajtur raportet me miqtë.

Deputeti Berisha thotë se pavarësisht paralajmërimeve për performancën e Qeverisë Kurti, nuk e kishte besuar që do të vinte puna që të hapeshin dyert e Amerikës për Serbinë e t’i mbylleshin Kosovës. 

Reagimi i plotë:

ALBIN KURTI IA HAPI DYERT E AMERIKÊS SERBISË

Lufta e UÇK-së ishte serioze, e guximshme dhe determinuese në krijimin e aleancës me ShBA-në, NATO-n dhe shtetëve tjera Perendimore. Gjithashtu, ishte meritë e spektrit politik të kohës që u bashkua, pavarësisht ndasive, dhe zhvilloi një diplomaci të qartë pro amerikane e evropiane duke e çuar Kosovën drejt pavarësisë së saj. Kjo aleancë nuk ishte cënuar asnjëherë deri me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. 

Albin Kurti arriti në më pak se një vit ti kthej mbrapa të gjitha arritjet e Kosovës në rrafshin diplomatik duke e izoluar Kosovën, jo vetem nga Amerika, por edhe nga Tirana. Në vitin e parë të kësaj   Qeverie diplomacia e Kosovës ka shërbyer më shumë për të sulmuar Tiranën dhe UÇK-në sesa për të ndërtuar e mirëmbajtur marrëdhënie me miqtë tanë. 

Pavarësisht se e kishim lajmëruar orientimin krejtësisht të gabuar dhe qasjen amatoreske të kësaj Qeverie, nuk do ta kishim besuar kurrë se ajo do të bënte që të hapeshin dyert e Amerikës për Serbinë dhe do ti mbylleshin Kosovës. 

Tejet të shqetësuar me izolimin tonë dhe riorientimin pro amerikan të Serbisë, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet dhe ti jap fund kësaj qasje amatoreske. Ndërkohë, i bëjmë thirrje Tiranës që, pavarësisht kontributit të çmueshëm që ka dhënë gjithmonë në krahun e diplomacisë së Prishtinës, të shtoj veprimtarinë e saj diplomatike në ndihmë tonë. Vizita e Marko Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë, është alarmi i fundit për ne për theqafjen e diplomacisë sonë.

Exit mobile version