Site icon PrishtinaPress

Bekë Berisha i deklaron dy prona në emër të tij, tri në emër të gruas

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat mbi deklarimin e pasurisë.

Sipas këtyre të dhënave, deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar një banesë dhe një tokë në emër të tij.

Po ashtu Berisha ka deklaruar një banesë, një shtëpi dhe një tokë në emër të bashkëshortes.

Përveç pagës vjetore prej 24,136.94 € si deputetë, ai ka deklaruar se merr pagë vjetore edhe nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e te mbijetuarve te tortures (OJQ) në vlerë prej 22,098.00 € dhe nga Korporata Energjetike e Kosoves pagë vjetore prej 22,158.53 €.

Se sa është pasura e plotë e deputetit Bekë Berisha dhe ku e ka të shpërndarë atë pasuri, mund ta shikoni duke klikuar në këtë link.

 

Exit mobile version