4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

BE’ja s’ka marrë fund, këmbëngulin liderët e Gjermanisë, Francës e Italisë

“Shumë mendonin se pas Brexit-it Europa mori fund. Por nuk është kështu… Ne duam të shkruajmë një kapitull më të mirë”.

Kështu u shpreh kryeministri italian Mateo Renzi nga aeroplanmbajtësja “Garibaldi”, nga ku i dha nismë takimit 3 palësh me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez François Hollande.
Renzi theksoi se kishte zgjedhur një vend simbolik për të folur mbi BE-në e re.
Pas shpatullave të tij gjendej ishulli Ventotene nga ku në 1941-shin Altiero Spineli, në ekzil, prezantoi projektin e tij për Europen e Bashkuar.
Kryeministri italian përmendi angazhimet e ardhshme të Unionit dhe sqaroi se temat për të cilat do të diskutojnë në takimin 3 palësh janë emigracioni, mbrojtja nga terrorizmi, por edhe rritja ekonomike e të rinjve.

“Europa nuk është problemi, por zgjidhja”, pohoi Renzi duke ju referuar akuzave të populistëve. “Europa është mundësia më e mirë, Brexit nuk duhet të na dekurajojë”, ishin fjalët e tij. Më pas foli presidenti francez, Hollande, i cili konfirmoi skaletën e parashtruar nga Renzi.

“Dëshirojmë që të ketë më shumë koordinim në nivelin e mbrojtjes, por duam gjithashtu edhe zhvillimin e nevojshëm për sigurinë tonë. Është e vërtetë që Brexit-i krijon pasiguri, por ne duhet t’i eleminojmë ato”, tha Hollande, transmeton TCh.
E fundit që foli gjatë konferencës për shtyp ishte kancelarja gjermane, e cila kërkoi më shumë përpjekje për përmirësimin e sigurisë.
“Duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e brendshme e të jashtme e duhet të përmirësojmë bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës dhe mbledhjen e informacioneve në terren. Me gjithë këta emigrantë që vijnë duhet të përmirësojmë mekanizmin e mbrojtjes së kufijve”, tha Merkel.
Sa i përket çështjes së emigracionit, udhëheqësja gjermane, e cilësoi si të drejtë bashkëpunimin me Turqinë, pasi, siç tha, të vetëm nuk do ta fitonin dot luftën me skafistët.
Ky është minisamiti i dytë i 3 liderëve që prej rezultatit shokues të referendumit britanik në muajin qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img