15.7 C
Pristina
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

spot_img

Behrami: VV nuk i ka numrat, dikush ta zgjojë Albinin nga mendimet deluzive

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se VV nuk i ka numrat dhe për këtë, opozita nuk është fajtore.

Ai shkruan:

E pa precedent! VV-ja është përgjegjëse për thellimin e përçarjes, që celebron humbjet, që shkel rregulloret, që shkel ligjet dhe Kushtetutën.

VV-ja nuk i ka numrat, prandaj nuk mund të jetë as arrogante për të shtyrë një kandidat që askush nga opozita nuk ia voton.

Opozita nuk mund të akuzohet për bllokim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Meqë nuk e ka shumicën, VV-ja le të ulë arrogancën dhe le të sillet konform fuqisë së saj politike.

Numrat janë fakt i pakontestueshëm. Është mirë dikush ta zgjojë Albinin nga mendimet deluzive. Nuk mund të formojë institucionet me numra imagjinarë, por me fuqi reale!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img