Ndërkaq, thekson Behrami se në të njëjtën periudhë në Kosovë kanë vdekur rreth 122 mijë banorë.

“Për dallim nga lindshmëria numri i rasteve të vdekjeve gjatë kësaj periudhe ka shënuar trendë te rritjes. Kështu përderisa në vitin 2008 në Kosovë kanë vdekur 6852 persona në vit në vitin 2021 kjo shifër gat dyfishohet për të arritur në 13019 persona. Thënë më ndryshe përderisa në vitin 2008 brenda ditës kanë vdekur mesatarisht rreth 19 persona, në vitin 2021 numri mesatar i të vdekurve brenda  ditës arrin në 36”.

Shtimi natyror i popullsisë në 15 vite pavarësi në Kosovë ishte 258 mijë banorë, që është dukshëm më i ulët se emigrimet në të njëjtën periudhë.

Gjithashtu trendi i rënies së shtimit natyror është edhe më i shpejtë se sa numri i lindjeve.

“Për deri sa në vitin 2008 popullsia e Kosovës shtohej për 27547 banor të rijnë në vitin, në 2021 shtimi natyror bie në 9811` banorë. Kështu popullsia e Kosovës  në vitin 2008 brenda ditës është rritur për  76 banor të ri, ndërsa ne vitin 2021 për vetëm  27 banorë”.

Emigrimet sipas Behramit

Kosova gjatë gjithë shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI ishte dhe mbeti territor tipik emigruese. Emigrimet me intensitet te lart fatkeqësish vazhduan edhe në 15 vitet e pavarësi së saj. Shkaktaret kryesor të cilat detyruan popullsinë të emigroj ishin dhe mbeten: niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, shkatërrimet nga luftërat si dhe situata jo e favorshme politike etj. Ekzistojnë edhe arsye tjera që ndërlidhen me  emigrimin siç  është pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës me gjendjen aktuale të perspektivës socio-ekonomike dhe me nivelin e përgjithshëm të mirëqenies manifestuar këto me shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, përqindja të lartë të njerëzve që jetojnë në varfëri, por edhe te sjelljeve devijonte shoqërore si  nepotizmi, korrupsioni, mos respektimi i meritokracisë si vlerë  etj.

Kosovën që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot e kanë braktisur mbi 375 mijë persona, që do të thotë se mesatarisht Kosovën brenda vitit e kanë braktisur rreth  25 mijë banorë. Se emigrimet kanë marr përmasa shqetësuese e dëshmon edhe fakti se gjatë vitit 2021 Kosovën e kanë braktisur : brenda ditës 119 persona ose  çdo 12 minuta 1 person. Bazuar ne të dhënat preliminare gjatë 2022 gjendja vetëm sa është përkeqësuar edhe më tepër.

Duke pasur parasysh ecurinë e gjertanishme por edhe atë që pritet në zhvillimin ekonomik, mundësit e punësimit dhe rrethanat tjera te pavolitshme, edhe për një kohë duhet të priten lëvizje migruese të popullsisë me intensitet të pa zvogëluar. Fatkeqësisht institucionet e Kosovës ka bërë shumë pak në adresimin e faktorëve nxitës të emigrimit siç janë: zhvillimi ekonomik, papunësia, perspektiv për jetë të sigurt, më të mirë, më të dinjitetshme etj.

Gjendja sa i përket emigrimeve mundë edhe të përkeqësohet edhe më tepër me rastin e liberalizimit të vizave dhe bashkimit të Kosovës me EU e cila mundë të nxis valë në rritje të emigrimeve duke pasur parasysh faktin se Kosova ngel prapa vendeve të EU në sferën socio-ekonomike pasi që një ndër faktorët kryesor të migrimeve është dallimi në të ardhura në mes vendeve të prejardhjes dhe mikpritëse

Edhe pse si pasoja më të rënda të krizës demografike llogariten: pasojat ne trendin e fuqisë punëtore- tregun e punës, sistemin e mbrojtjes sociale, sistemin shëndetësore etj, në realitet norma e ulet e lindshmërisë në periudha afatgjate dhe emigrimet më së tepërmi godet kontingjentet e popullsisë të moshave shkollore.

Në 15 vjet pavarësisë numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm te ulet është zvogëluar për -101.115 nxënës. Kosova në 15 vjet pavarësi ka humbur afër 1/3 e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm te ulet. Kështu, Kosova ne vitin 2022 kishte 5322 paraleleve më pak se ne vitin 2008 (19 nxënës për paralele). Statistika edhe me shqetësuese janë ato te numrit te nxënësve te regjistruar ne klasën e pare ku rënia është edhe më e madhe.

Edhe pse ne arsimin e mesëm të lart ndikimi i zhvillimeve negative demografike pritej te shfaqej me vone megjithatë nga viti shkollor 2011/2012 edhe ky nivel i shkollimit karakterizohet trendë të zvogëlimit të numrit të nxënësve. Kështu në raport me vitin 2008 numri i nxënësve në vitin 2022 është zvogëluar për më shumë se 20 mijë, ndërsa në raport me vitin 2012 për më shumë se 38 mijë nxënës. Në raport me vitin 2012 në vitin 2022, Kosova kishte mbi 2 mijë paralele më pak në arsimin e mesëm.

Përfundim: Problemet demografike me të cilat është ballafaquar Kosova gjatë 15 viteve të pavarësisë mund të parandalohen ose zbuten përmes politikave popullatave.

Meqenëse, emigrimet janë faktori më i rëndësishëm në rënien ose stagnimin e popullsisë së Kosovës, është e nevojshme që shteti të veprojë në mënyrë që të ndikoj në zvogëlimin e shkaqeve që nxisin emigracionin në radhë të parë.  Krijimi i kushteve për njerëzit e sidomos për rinin që të kenë besim në ndërtimin e një të ardhme në vendin e tyre është çelës për ndalimin e emigrimeve dhe krizës demografike në Kosovë. Krijimi dhe investimi në politika të mirëfillta sektoriale dhe luftimi i sjelljeve devijante do të ishte hapi i parë i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese. Nëse shkaqet që nxisin popullsinë për emigrim nuk adresohen, masat tjera të orientuara në rritjen e lindshmërisë thjesht mund të rezultojë në një të ardhme të afërt në më shumë njerëz që largohen nga vendi.

Zhvillimet demografike dhe pasojat e këtyre zhvillimeve si ato te tashme, ashtu edhe ato me të cilat do të përballet shoqëria kosovare në të ardhmen, nuk lejojnë qëndrimin indiferent te shoqërisë dhe shtetit me këto zhvillime por duhet të merren masa të menjëhershme te politikave popullatave me qellim të zhvillimit të qëndrueshëm demografik./Telegrafi/

Sami Behrami: Autori është doktor i shkencave të demografisë- gjeografisë