Site icon PrishtinaPress

Behrami ironizon pas deklaratave të Zelenskit: Behu gati për Hagë, është bërë epiqendër e çlirimtarëve

Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka ironizuar pas deklaratës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se Rusia po përgatit luftë në Ballkan për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Behrami e ka shpërndarë këtë deklaratë, teksa me ironi ka thënë se Zelensky duhet të gjejë një avokat të mirë e të bëhet gati për në Hagë.

Tutje, Behrami ka thënë se “Haga është bë epiqendër i përndjekjes së viktimave dhe çlirimtarëve”, duke e ndërlidhur me rastin e ish-krerëve të UÇK’së.

Ndryshe, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Exit mobile version