Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka ironizuar pas deklaratës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se Rusia po përgatit luftë në Ballkan për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Behrami e ka shpërndarë këtë deklaratë, teksa me ironi ka thënë se Zelensky duhet të gjejë një avokat të mirë e të bëhet gati për në Hagë.
Tutje, Behrami ka thënë se “Haga është bë epiqendër i përndjekjes së viktimave dhe çlirimtarëve”, duke e ndërlidhur me rastin e ish-krerëve të UÇK’së.
Ndryshe, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.