Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai atje ka marrë pjesë në një konferencë nga ku edhe ka drejtuar disa fjalë rreth kontributit që kishte dhënë sheiku Zayed, ish-president i EBA-së për shtetin e Kosovës.
“Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë Kosovës” , kishte thënë Pacolli, fjali kjo që ishte përdorur në ballinat e gazetave dhe portaleve arabe.
Më poshtë lexoni komentin e tij të plotë:
Vizita ime në Emiratet e Bashkuara Arabe, është përcjellur me interes të madh nga shumë portale dhe është pasqyruar nga shtypi vendas.
“Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë Kosovës” thash dje në Konferencë! Kjo thënje u reflektua ne faqet e shume mediave te shkruara dhe vizive.
Ishte edhe në titujt e autoritativëve Alittihad, Golfneës, etj. Këtë po e theksoj për të kuptuar se sa e rëndësishme është mirënjohja, për të cilën unë flas shumë shpesh .“Ai që nuk falënderon njerëzit nuk falënderon as Zotin”!!!