1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Behgjet Pacolli thotë se nuk është pajtuar me Lladrovcin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka mohuar se ka mbajtur një takim pajtimi sot në Drenas me kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Pacolli ka thënë se gjithçka rreth tij dhe incidentit me Lladrovcin në Drenas e ka përshkruar Musa Dervishi.
“Nuk kam çka i shtoj asaj që e ka thënë kryetari i degës”, ka thënë Pacolli, për Telegrafin.
Kryetari i degës së AKR-së Musa Dervishi ka treguar për një takim para disa ditësh kur Lladrovci e kishte përzënë Behgjet Pacollin nga një kafeteri ku kandidati i PDK-së po planifikonte të mbante takim.
Sot mediat kanë raportuar se Pacolli e Lladrovci janë takuar sërish ne Drenas dhe janë pajtuar por kjo nuk duket të jetë e vërtetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img