Site icon PrishtinaPress

Bëhet xheloze për Jorin, Kiara i drejtohet Luizit: T’i pres e t’i jap në dorë

Marrëdhënia mes çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duket se është më e fortë se kurrë.

Ata vazhdimisht ngacmojnë njëri-tjetrin brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, gjersa nuk ngurojnë që ta shprehin edhe dashurinë dhe xhelozinë.

Këtë të fundit duket se e ka bërë Kiara, e cila në një moment është bërë xheloze kur Luizi e ngacmoi duke i thënë se po joshet nga banorja atraktive e shtëpisë, Jori Delli.

Në atë moment Kiara i kthen përgjigje duke i thënë të bëjë kujdes, duke i bërë me shenj dhe thënë “t’i pres dhe t’i japë në dorë”.

Më pas Luizi qesh teksa sheh Kiarën duke u larguar për në tualet.

Kiara përndryshe bashkë me tre banorë të tjerë (Kristin, Efin dhe Deamishelin) i kanë shpëtuar këtë javë nominimit.

Ndërkohë pjesa tjetër e shtëpisë janë të gjithë në nominim, ku njëri prej tyre do të largohet të shtunën.

 

Exit mobile version