2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bëhet virale videoja e vajzës që qëndron pranë manekinëve në një dyqan në Dubai

Një video virale e një gruaje që qëndron pranë manekinëve në një dyqan veshjesh në një qendër tregtare në Dubai ka shkaktuar debat në rrjetet sociale.

Klipi, i shpërndarë në Instagram nga vetë modelja, tregon se ajo pozon pranë manekinëve në dyqanin e markës së veshjeve Manto Bride në Dubai Festival City Mall.

Angelina qëndronte në një platformë në pjesën e përparme të dyqanit, e veshur me një nga fustanet e tyre dhe taka stiletto.

Ajo ndryshonte vazhdimisht poza, duke shpresuar të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve.

Videoja e shpërndarë nga modelja mori shpejt vrull në Instagram, duke grumbulluar mijëra shikime e pëlqime.

https://www.instagram.com/reel/C8pI4NhM6GU/?igsh=MXhkOXZqZmR5dWMxYg==

Megjithatë, ishte ripostimi i Lovein Dubai që e vendosi videon në qendër të vëmendjes..

“Marketingu në Dubai”, thuhej në mbishkrim.

Ndërsa disa njerëz e panë strategjinë e marketingut si një ide shumë të zgjuar, të tjerë menduan se ishte “shumë poshtëruese dhe pa shije”.

“Kjo është çnjerëzore. Unë jam i sigurt se këmbët e saj dhembin”, ka shkruar një përdorues.

“Çdo ditë gjejmë mënyra të reja për të vënë veten në siklet”, ka shkruar një tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img