1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bëhet virale 69-vjeçarja, merr patentë shoferin pas 960 tentimesh

Historia e zonjës Cha Sa-soon, e cila nuk u dorëzua derisa kaloi testin për patentë shofer, dhe atë në përpjekjen e 960-të, është bërë virale në interent.

Zonja shpenzoi 11,000 euro për të marrë patentë shoferin dhe më në fund e mori atë në përpjekjen e saj të 960-të. Edhe pse gjithçka ndodhi në vitin 2009, Cha Sa-soon vetëm së fundmi u bë një hit i vërtetë, pasi lajmi për misionin e saj të mundimshëm për të kaluar testin e shoferit u rishfaq në Reddit.

Cha Sa-soon iu nënshtrua provimit me shkrim për herë të parë në prill të vitit 2005, por fatkeqësisht nuk pati sukses. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë dhe ajo vazhdoi të rimerrte testin derisa e kaloi, çdo ditë, pesë ditë në javë për tre vjet.

Ajo nuk hoqi dorë

Më pas ajo e zvogëloi atë në dy herë në javë, derisa më në fund kaloi testin me shkrim, në përpjekjen e saj të 860-të. Lufta për patentë shoferin pasoi me dhënien e provimit të vozitjes, të cilin ajo arriti ta kalonte në tentativën e 960-të. Përpjekjet përfshijnë gjithashtu teste me shkrim dhe teste drejtimi.

Pasi lexoi historinë e saj, Hyundai i dha asaj një makinë. Më pas ajo përfundoi në reklamën e tyre./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img