Pamjet e reagimit të Selena Gomez ndaj nominimit të Chris Brown në MTV Video Music Awards kanë pushtuar mediat sociale, pasi dukej se ajo nuk ishte e impresionuar nga përmendja e tij.
Këngëtarja fitoi çmimin Afrobeat falë këngës “Calm Down”. Ndërkohë, Brown ishte i nominuar për duetin më të mirë R&B për bashkëpunimin me Chloe Bailey, “How Does It Feel”, por humbi nga SZA.
Teksa lexoheshin emrat e të nominuarve për ‘Best R&B Duo’, kamerat shfaqën Selenan duke bërë një mimikë të veçantë kur u tha emri i Chris.
Menjëherë pas përfundimit të ngjarjes muzikore, rrjetet sociale u vërshuan nga videoja e momentit të përmendur, e cila ka marrë dhjetëra miliona shikime.
Që kur u njoftua për këtë bashkëpunim, Chloe ishte përballur me kritika ndaj fansave, të cilët nuk ishin të kënaqur që e zgjodhi Brownin, i cili është i njohur për veprime kundërthënëse gjatë karrierës.