Me një ceremoni të organizuar është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Skenderajt, ku kryetari i deritanishëm, z.Bekim Jashari e ka prit kryetarin e ri, z.Fadil Nura.
Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari që sot u betua, z.Nura, tha se “Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar.
Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.
Do të jemi të hapur kurdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve!
Faleminderit për gjithçka që keni bërë!
Qofsh i bekuar!”