Site icon PrishtinaPress

Bëhet një vit nga vdekja e Mulla Hajzerit nga Koshtova

Sot, u bënë një vit që hoxha i fshatit Koshtovë ef. Mulla Hajzeri ka ndërruar jetë.

Në nderim për ta kujtuar mulla Hajzerin, Këshilli i fshatit ka mbajtur një takim duke e kujtuar Hoxhën dhe veprën e tij të një prijësi fetar por edhe kombëtar.

Të gjithë një zëri Mulla Hajzerin e cilësuan si njeriun me virtyte të larta njerëzore dhe morale duke e konsideruar tanimë edhe si IKONË të fshatit.

Mulla Hajzeri gëzonte një respekt të madh nga bashkëfshatarët e tij dhe nga i gjithë rajoni i MItrovicës. Ai përpos që ishte hoxhë i fshatit më shumë se 40 vite, ai njihet si njëri ndër aktivistët e pa lodhshëm për çështje kombëtare, pajtimit të gjaqeve, pastaj si udhëheqës fshatit të çdo aktiviteti humanitar, etj.

Mulla Hajzer ef. Ademi nga Koshtova e Mitrovicës kishte vdekur duke u kthyer për në shtëpi nga xhamia pas namazit të akshamit ku ishte goditur nga një makinë e cila kishte zhvilluar shpejtësi jo të përshtatshme me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit të automjetit./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version