Sot fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Rahovec-Suharekë.
Sipas njoftimit, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pritet që të vizitojë Rahovecin me rastin e inaugurimit të fillimit të punimeve.
Inaugurimi i fillimit të punimeve do të bëhet në udhëkryqin e parë në dalje të Rahovecit në drejtim të Suharekës, duke filluar në ora 16:00.