Site icon PrishtinaPress

Bëhen virale mimikat e Blerandos kur Shqipja ia kthen të pasmet, i thotë se do ta godasë nëse e përsërit veprimin – VIDEO

Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” kësaj jave u bë skenë e një sfide të re të organizuar nga vëllai i madh, e cila ka si qëllim të rrisë tensionet, bashkëpunimin dhe, në fund të fundit, edhe vlerën e çmimit për fituesin, deri në shifrën e majme prej 100 mijë euro.

Për të arritur këtë, banorët u vendosën në provë të qëndrojnë në çifte dhe të lëvizin së bashku, pa u ndarë në asnjë moment deri të hënën e ardhshme.

Rregullat ishin të thjeshta, por sfida nuk ishte aspak e lehtë. Çdo çift u fut në tuta speciale, të përgatitura posaçërisht për dy vetë, duke i detyruar ata të ndajnë hapësirën personale dhe të koordinojnë çdo lëvizje së bashku. Ky rregull i ri solli edhe momente komike, ashtu si edhe situate të sikletshme për banorët.

Një nga çiftet që u krijua ishte ai i Shqipes dhe Blerandos, të cilët tani janë të detyruar të jenë bashkë në çdo kohë dhe në çdo aktivitet brenda shtëpisë.

Por jo gjithçka është aq e thjeshtë sa duket. Në një video që po bën xhiron në Twitter, Shqipes i ndodh të vendosë Blerandon në një pozicion të sikletshëm kur ajo ndërpret çohet për të marrë diçka nga dollapi, dhe ia kthen tërësisht të pasmet atij.

https://usercontent.one/wp/www.prishtinapress.org/wp-content/uploads/2024/01/UVB6oJY_-KcbkmXH.mp4?media=1732400065
Exit mobile version