Veteranët e UÇK-së, do të protestojnë sot nga ora 18:00, përpara Qeverisë së Kosovës.
Pankartat tashmë janë bërë gati për këtë protestë.
Në pankarta bëhet thirrje për dorëheqje të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, pas përgjimeve mes saj e ish-shefit të deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
“Kush përulë veteranin, urren Kosovën”, “Veterani nuk është numër” e “Veterani nuk është tregti votash”, janë disa nga pankartat e kësaj proteste.