-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bëhen bashkë rreth 50 agjenci turistike nga Kosova e Shqipëria, kërkohet të promovohet turizmi në dy anët e kufirit

Afër 50 agjenci turistike nga Kosova dhe Shqipëria janë takuar me operatorë turistikë të Lezhës, që synim kishin nxitjen dhe promovimin e turizmit në këtë zonë.

Atyre u është prezantuar oferta turistike e Lezhës me të gjithë elementet turistike, duke përfshirë sezonin verore dhe dimërore.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se synim kanë që këtë qytet ta shndërrojnë në vend turistik edhe për stinët tjera dhe jo vetëm në verë.

Ai tha se Bashkia ka krijuar një barkod i cili është vendosur në vende të ndryshme dhe aksesohet përmes telefonit ku menjëherë të shfaqet ajo që të ofron ky qytet.

Ndreu tha se promovimi i turizmit vendas është një ndër politikat dhe objektivat e Bashkisë së Lezhës.

“Jemi duke bërë përpjekje që t’i japim dimenzionin që i takon Lezhës si pikë turistike. Çfarë përfaqëson Lezha mund të themi në kuptimin e turizmit. Pikë së pari të gjitha shkëmbimet detare dhe Lezha ka një vijë bregdetare prej 30 kilometrash të ndarë në disa zona. Është zona e Tales që është një zonë e jashtëzakonshme e virgjër për nga ndërtimet e egra. Është zona e bregdetit të Lagunës, që është një zonë bregdetare e mrekullueshme. Gjithashtu është zona e Shëngjinit që ne jemi munduar ta bëjmë atë që duhet por që pasojat e disa ndërtimeve kanë bërë dëmin e vet, por që në zonat e plazhit kemi ndërhyrë në përmirësimin e aspektit të pastërtisë”, tha ai.

E pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, tha se Lezha për këto vite ka ecur shumë përpara.

Sipas tij, nëse krahasohet viti 2015 me këtë vit, Lezha ka ndryshuar 100 për qind.

“Unë e them me bindje të plotë që e kemi parë edhe gjatë kohës së pandemisë por jo vetëm, që Lezha në vitin 2015 e 2017, e gjithashtu edhe Shëngjinin, kanë pasur ndryshime të mëdha. Lezha këto dy apo tri vitet e fundit ka pasur ndryshime të mëdha, e kjo na ka hapur rrugë neve si biznese për të ecur përpara. Nëse Lezha në vitin 2018 ka akomoduar rreth 30 për qind të kërkesave që kanë ardhur nga Kosova, këtë vit ka qenë numër rekord, ku Lezha dhe Shëngjini ka marrë rreth 70 për qind të numrit të përgjithshëm të pushuesve të cilët kanë kaluar pushimet verore në Shqipëri”.

“Sigurisht kjo i ka parapri bashkëpunimit ndërmjet bizneseve që është për t’u vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të agjencive dhe njësive akomoduese, por që pa përkrahjen e Bashkisë së Lezhës nuk do të kishim një ambient të përshtatshëm për të bërë biznes dhe turizëm”.

Ai i ftoi edhe qytetarët e kësaj ane që ta vizitojnë Kosovën, me ç’rast tha se e kanë një paketë të mirë për t’i vizituar disa vende.

Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatës së Restoranteve Turistike shqiptare, tha se Lezha është shndërruar në një ndër qytetet më të mira turistike.

“Siç e tha edhe kryetari (Pjerin Ndreu), kulminaria lezhiane është në top listë. Lezha është qyteti i Shqipërisë me mjaft atraksione turistike nga qytetet tjera, që i shfrytëzon të gjitha resurset turistike të saj, duke filluar nga kulminaria, nga varri i Skënderbeut, Kalaja e shumë vende tjera. Sot Lezha është bërë një atraksion shumë i kërkuar”, tha Dervishi.

Para të pranishmëve, pronaret e agjencioneve dhe operatorët turistikë të Lezhës, u shprehen optimist se viti 2023, do të kenë oferta të volitshme.

Në fund, u prezantuan edhe vendet turistike që ia vlen për t’u vizituar, si varri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Kishat e Vjetra, Laguna, plazhet turistike, Kalaja e shumë vende të tjera.

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img