Prejse u ndërtua në gusht të vitit 1961 e derisa u rrënua më nëntë nëntor 1989, Muri i Berlinit ka bërë më shumë dëm se vetëm ndarja fizike e Gjermanisë Perëndimore nga ajo Lindore.
Muri e ka simbolizuar rrënjosjen e urrejtjes së thellë, si dhe një ndarje të pakapërcyeshme mes popullit, duke rezultuar me vrasjen e 139 njerëzve që guxuan ta kalojnë, transmeton Telegrafi.
Ai nuk ishte vetëm një barrierë fizike, por një instrument që i ka frikësuar njerëzit deri në nënshtrim.
Pas rrënimit të këtij muri, mbetjet e tij janë bërë simbol i shpresës dhe paralajmërim për njerëzimin.
“Askush pos atyre që e përjetuan, nuk mund ta dinë kuptimin e këtij muri. Çfarë na frikëson më shumë është se sa e lehtë është të humbet liria”, është një mbishkrim, në një pjesë të murit.