Site icon PrishtinaPress

Begaj telefonatë me Osmanin: Dënoj ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenc

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka njoftuar homologen e tij, Vjosa Osmani, pas shpërthimit të mbrëmshëm në Zubin Potok. 

Begaj tha se dënon ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenc.

Sipas tij, këto synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

Tutje ai tha se mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.

Exit mobile version