Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka njoftuar homologen e tij, Vjosa Osmani, pas shpërthimit të mbrëmshëm në Zubin Potok.
Begaj tha se dënon ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenc.
Sipas tij, këto synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.
Tutje ai tha se mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.