Site icon PrishtinaPress

Begaj: Shqiptarët faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka uruar qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut në krye të të cilës do të jetë Talat Xhaferi.

“Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!”

“Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.

Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE.Suksese”, shkruan Begaj në një postim në Facebook.

Exit mobile version