Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj niset sot për një vizitë zyrtare në vendet baltike.
I pari i vendit do vizitojë Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti pritet të takohet me homologët e tij në këto shtete, kryeministrat, si dhe kryetarët e parlamenteve.
Në fokus të bisedave do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve me secilin nga këto shtete si aleatë në NATO, integrimin e Shqipërisë në BE, proceset integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor e roli i aktorëve të tretë.