Site icon PrishtinaPress

Begaj: Qeveria të ketë përkujdesje më të madhe për Malishevën, për shkak të rrethanave që kanë ndodhur

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj është deklaruar pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Begaj tha se pret që të ketë përkujdesje më të madhe nga qeveria dhe çdo instancë për Malishevën për të kaluar këtë të keqe qe ka kapluar gjithë botën.

“Në momentet më të vështira të situatës të këtyre infektimeve, besoj se bashkëpunim ynë do të rritet besoj se qeveria do të ketë një përkujdesje më të madhe për  Malishevën, për shkak të rrethanave që kanë ndodhur në Malishevë.Po pres një përkrahje më të fuqishme deri në ditët e fundit, QKMF-n është e pajisur duke iu falënderuar ministrisë së Shëndetësisë, por situata në Malishevë pak a shumë është më alarmante për shkak të infektimeve që i kemi”, tha Begaj.

Ai falënderoi kryeministrin dhe gjithë ministrat që sot ishin në Malishevë.

“Besoj se këta do të kenë interesim shtesë, edhe niveli i qeverisë edhe nga Kuvendi. Çfarëdo hapa që ndërmarrin për të mbështetur Malishevën, do t’iu jemi mirënjohës.Faleminderit kryeministër, ministra, ministre do të punojmë për të kaluar bashkë këtë të keqe jo vetëm që i ka ndodhur Kosovës e Malishevës, pro gjithë botës”, shtoi ai.

Exit mobile version