Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.
Begaj tha se dhuna nuk është zgjidhje.
“Konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion duhet të jetë dialogu”, tha Begaj.
I pari i shtetit shqiptar tha se ka komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë.
Ai tha se sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm.
“Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara publikisht, e përsëris që për mua sovraniteti i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm dhe ndërtimi i institucioneve demokratike atje është i domosdoshëm. Kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që të kenë durim, maturi dhe duhet të koordinohen me partnerët tanë strategjikë”, tha ai.