Site icon PrishtinaPress

Begaj në Forumin e Prespës: Vendet e rajonit anëtare në NATO të flasin me një zë kundër provokimeve që destabilizojnë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog, ku u takua ndër të tjera me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.

Gjatë takimeve, Begaj siç njofton presidenca, ndau me presidentët vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës. Presidenti Begaj nënvizoi “nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin“.

Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

Exit mobile version