1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Begaj me porosi për ambasadorët: Shërbejuni shqiptarëve, mos harroni Kosovën

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujve që t’u shërbejnë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë e punojnë. Në pritjen e organizuar në Presidencë, Begaj iu drejtua ambasadorëve dhe konsujve se duhet të krijojnë lehtësirat e nevojshme për shqiptarët në vendet ku ata shërbejnë.

Sipas tij, është e papranueshme që selitë diplomatike shqiptare të mos u shërbejnë qytetarëve shqiptarë.

“Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ata ndodhen. Nuk ka fenomen më të papranueshëm se sa një ambasadë apo një konsullatë që nuk është në shërbim të plotë e të përhershëm për qytetarët e vet, si një popull që shumicën e vet e ka me banim dhe punë jashtë vendit. Shërbimet tuaja duhet të mbeten gjithnjë të aksesueshme për qytetarët tanë”, u shpreh Begaj në fjalën e tij.

Begaj iu kërkoi ambasadorëve dhe konsujve që të jenë konkret në punën e tyre sa i përket diplomacisë.

Kreu i shtetit theksoi se një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet Kosovës për ta ndihmuar atë në çdo rrethanë si dhe për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ku shqiptarët kanë një zë dhe rol vendimmarrës mbetet realiteti politik dhe ekonomiko-shoqëror, ku diplomacia shqiptare duhet të thotë fjalën e vet me të gjitha argumentet bindëse për të garantuar të ardhmen euroatlantike të kësaj pjese të shqiptarisë. Kosova nuk duhet të mbetet si një çështje që përsëritet vazhdimisht, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik. Diplomacia duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështet kudo e kurdo, në çdo rrethanë dhe situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare e rajonale si dhe për njohje të reja të saj”, nënvizoi Begaj.

Ai shpjegoi më tej se “Shqipëria nuk është më ajo e 30 viteve më parë, gëzon prestigj dhe vend të merituar në arenën ndërkombëtare. Vendi ynë tregoi pjekuri gjatë kryesimit të OSBE-së dhe mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Bashkëpenëmbajtja me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, çështjen e paqes dhe sigurisë ishte kulmimi i maturimit të politikës sonë të jashtme”, ndërsa shtoi se “interesat tona kombëtare, partneritetet strategjike, roli si vend anëtar i NATO-s apo objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbeten të pandryshuar si shtylla të politikës sonë të jashtme dhe të aksionit tonë diplomatik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img