Site icon PrishtinaPress

Begaj: Dialogu është e vetmja rrugë, duhet qasje e re pas sulmit të 24 shtatorit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në konferencën për mediat me homologun e Kroacisë, Zoran Milanoviç, foli sërish për tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku u vra polici, Afrim Bunjaku.

Begaj ka kërkuar sërish që të dënohen sulmet në veri, teksa ka shtuar se dialogu mbetet e vetmja rrugë deri në njohjen reciproke.

Sipas tij, që nga sulmi terrorist, duhet të ketë një qasje të re në dialog, për shkak se vlerëson se gjërat nuk janë më si më parë.

“Të dënohen sulmet në veri të Kosovës. Nënvizova nevojën e rritjes së presioneve dhe nxjerrjen e përgjegjësive për rritjen e paqes. E vlerësova shumë mbështetjen e Kroacisë për Kosovën. E vlerësova qëndrimin e Kroacisë ndaj Kosovës. Ndamë mendimin se dialogu mbetet e vetmja rrugë deri në njohjen reciproke. Që prej sulmit në Banjskë gjërat nuk janë më si më parë, ndaj duhet të ketë një qasje të re”, tha ai.

Exit mobile version