Francesco Totti është njëri nga futbollistët më të dashur në futbollin italian, ku në skuadrën e tij ai konsiderohet një legjendë.
Italiani edhe pse kishte shumë oferta në karrierën e tij, si nga Real Madrid, Milan etj, ai vendosi të qëndroj besnik te Roma.
Megjithatë, ai në një intervistë ka thënë se nëse sot ai do të ishte në kulmin e karrierës do të kushtonte më shumë se 200 milionë euro.
“Nëse do të ishte në dorën time do të shpenzoja të gjitha shifrat e mundshme për të marrë futbollistët më të mirë, sepse për të fituar duhet më të mirët. Këtë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë. Për nuk jam unë ai që vendos si të administrohen paràtë dhe çfarë duhet të shpenzojmë. I takon presidentit të Roma. Presidenti cakton një buxhet dhe në bazë të atij buxheti, unë dhe drejtuesit e tjerë duhet të jemi të aftë të ndërtojmë një ekip fitues. Sot kemi një merkato të çmendur. Unë do të kushtoja 200 milionë euro.”