Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një intervistë dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka folur edhe afërsinë e tij me partitë e dala nga lufta, veçanërisht me PDK-në.
Ai ka befasuar duke thënë se e ka krijuar këtë parti para Hashim Thaçit, por thotë se nuk është pjesë e saj.
“E kam krijuar PDK-në, para Thaçit, para Kadrisë, por unë nuk jam në PDK”, tha Haraidnaj në REPORTERI/INTERVISTA.
Haradinaj i ka quajtur heronj Thaçin e Veselin. Por edhe i ka ‘goditur’ ata rreth këtij epiteti.
“A janë heronj të luftës, janë. Të paqes, kanë gabime, janë heronj të Speciales, se e kanë votuar”, ka thënë Haradinaj.