0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Befason Lumir Abdixhiku kur pyetet nëse Donika Gërvalla ka dorëzuar dosje në Gjykatën Speciale

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth deklaratave të atëhershme të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së.

I pyetur se a beson që Gërvalla ka dorëzuar dosje në Speciale, Abdixhiku thotë se nuk beson që ta ketë bërë një gjë të tillë.

Ai thotë se në mënyrën se si e njeh Gërvallën, nuk beson se ka dërguar dosje në Speciale.

“Duke e njohur Donikën me të vërtet, nuk besoj që e ka bërë një gjë të tillë, as nuk dua të besoj”, tha ai në Rubikon.

Ndryshe, Gërvalla pati deklaruar kohë me parë kështu “Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material.

Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci.

Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img