-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Befason këngëtari turk: Unë jam babai i Adeles, e kisha të dashur nënën e saj! (Foto)

Një këngëtar turk i quajtur Mehmet Asar pretendon të jetë babai i këngëtares me famë botërore, Adele.

Asar i njohur për këngët e folkut në Turqi ka thënë se ka patur marrëdhënie me nënën e Adeles, Pennun gjatë kohës kur ajo po qëndronte në Turqi.

 I bëra Penny-t dhe miqve të saj një shëtitje në brigjet e Bodrumit për 2 javë. U pëlqyem menjëherë dhe u lidhëm në atë periudhë. Mbaj mend që m’u prezantua si një infermiere. I zgjati pushimet e saj në atë kohë në 1 muaj dhe u kthye në Angli, për t’u rikthyer sërish dy herë në Bodrum”, – u shpreh Asar, taksist në atë periudhë.Më tej ai shton se mamaja e Adele-s ka dashur ta marrë me vete në Angli, por si përgjigje ka marrë refuzimin.

“Ajo u kthye në vendin e saj dhe për një periudhë folëm në telefon, por në atë periudhë edhe një gjë e tillë kushtonte shumë. Erdhi një moment që nuk folëm më… Ama, data e bashkimit tim me mamanë e Adele-s dhe data e lindjes së vajzës përputhen plotësisht”, – përfundon ai, duke insistuar kështu se është babai i yllit të muzikës botërore, transmeton IndeksOnlineMadje, Asar i bën ftesë Adele-s dhe mamasë së saj që ta vizitojnë në Bodrum, aty ku ai banon, që të njihen dhe ajo ta pranojë si babain e saj, gjë për të cilën turku është i gatshëm të bëjë edhe testin e ADN-së.

Vetë Adele kishte thënë se familja e saj kishte prejardhje nga Turqia por që nuk e dinte saktësisht se kush është.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img