Vetëm detajet i ndajnë Xhevdet Shabanin dhe Labinot Ibrahimin nga konfirmimi si futbollistët më të rinjë të tre herë kampionëve të Kosovës, Feronikelit.
Dyshja e veteranëve kanë pranuar të bëhen pjesë e Niklit, pasi janë bindur nga plani i drejtuesëve për rikthim të shpejtë në Superligë dhe pritet të jenë liderë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes drejt “Misionit Superliga”.
Përveç Shabanit dhe Ibrahimit tek Feronikeli pritet të afrohen edhe dy ose tre futbollistë të tjerë me shumë përvojë si dhe një numër i lojtarëve me potencial të madh për të ardhmen.