Ish-drejtori i Juventusit që aktualisht është te Interi, Beppe Marotta, po tenton ta transferojë Paulo Dybalan.
Sulmuesi argjentinas nuk po kalon nëpër një situatë të mirë në këtë sezon te ‘Zonja e Vjetër’, andaj drejtori italian po tenton ta transferojë te nerazurët, përcjell prishtinapress.eu
Marotta ka raporte të mira me Dybalan, andaj do ta kërkojë transferimin e tij në afatin e verës.
Juventus kërkon mbi 100 milionë euro nga shitja e tij, andaj Inter do ta bëjë ofertën e parë me të përfunduar ky sezon.