BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza, raporton AFP.
“Në dritën e përkeqësimit të vazhdueshëm të krizës së rëndë humanitare në Gaza dhe rritjes së vazhdueshme të nevojave në terren, Komisioni (Evropian) po rrit fondet e tij për të mbështetur palestinezët e prekur nga lufta në vazhdim”, thuhet në një deklaratë të BE-së.
“Kjo mbështetje sjell ndihmën totale humanitare të BE-së në 193 milionë euro për palestinezët në nevojë brenda Gazës dhe në të gjithë rajonin në vitin 2024”.
BE tha se ndihma e re do të përqendrohet në shpërndarjen e ushqimit, ujin e pastër, kanalizimet dhe strehimoret dhe do të kanalizohet përmes partnerëve lokalë në terren, shkruan The Guardian.