Site icon PrishtinaPress

Bedri Istrefi takohet me Qalajn, bisedojnë për bashkëpunim ndërinstitucional

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi është takuar me Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj për të diskutuar mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndër temat e diskutuara në këtë takim kanë qenë mbikëqyrja dhe forcimi i shërbimeve duke ofruar përkrahje të ndërsjellë dhe shfrytëzimi i kapaciteve e avancimi i shërbimeve me interes të përbashkët.

Postimi i plotë i Bedri Istrefi:

Takimi me Drejtorin e Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, ishte rast të diskutojmë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të ndërsjellë ndërinstitucional. Racionalizimi, mbikëqyrja dhe forcimi i shërbimeve duke ofruar përkrahje të ndërsjellë, shfrytëzimin e kapaciteteve dhe avancimi i shërbimeve me interes të përbashkët, ishin disa nga temat që u shtruan në takim. Telekomi është vlerë dhe pasuri e Kosovës. Ne jemi në shërbim të qytetarëve, duke ngritur besimin në shërbimet tona, profesionalizimin dhe respektimin e ligjit të institucionet, në veçanti, ngritjen e performancës dhe besueshmërinë për sektorët e ndjeshëm të shtetit tonë. Fuqizimi i Telekomit, është edhe fuqizim i shtetit tonë!

Exit mobile version