Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza po qëndron në Gjermani për takime me mërgimtarë. Pas takimit me studentët që iu bashkuan ekipit të tij, Hamza ka takuar edhe mërgimtarët që punojnë dhe veprojnë në qytetin e Mynhenit.
Hamza ka thënë se në këtë takim mesazhi ka qenë se Kosova mundet më mirë dhe ka falënderuar për pritjen dhe për përkrahjen.
“Pritja e dytë e jashtëzakonshme brenda ditës në Munich. Pas takimit me studentët shqiptarë, tani takova bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Edhe pse takimi ishte tjetër, entuziazmi, besimi dhe porosia ishin të njëjta: Kosova mundet ma mirë!
Ju falënderoj përzemërisht për përkrahjen e madhe, DIASPORË!”, ka shkruar Hamza.