-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Buy now

spot_img

Bedri Hamza: Së bashku po e nisim një kapitull shprese, uniteti dhe progresi

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë para përkrahësve të PDK-së në tubimin e hapjes së fushatës zyrtare.

Hamza i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe entuziazmin dhe që besojnë tek ai.

“Mbi të gjitha, faleminderit për bindjen tuaj që Kosova mundet ma mirë! Jeni ju, qytetarët optimistë, premtimi ma i mirë për vendin tonë. E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Jam i bindur që qytetarët do të vendosin për drejtimin duhur që duhet të marrë shteti jonë.Unë qëndroj para jush i gatshëm për t’ju udhëhequr. Sepse, së bashku dua ta nisim një kapitull të ri. Një kapitull shprese, uniteti dhe progresi! Sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm si individë, por edhe si forcë e bashkuar. Jemi këtu të bindur se Kosova meriton më shumë mundësi, më shumë dinjitet dhe më shumë prosperitet.Bashkë mund ta ndërtojmë një Kosovë ma të mirë”, ka thënë Hamza.

Ai ka se me çdo qelizë të tij beson se Kosova mundet ma mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img