Pas fitores në Mitrovicë, Bedri Hamza, është pritur ngrohtësisht nga deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën plenare që tashmë ka filluar, Hamza është uruar nga kolegët e tij për fitoren bindëse në Mitrovicë.
Bedri Hamza arriti të fitojë në raundin e parë kundrejt kryetarit aktual nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri, me rezultat bindës mbi 54 për qind.