5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Buy now

spot_img

Bedri Hamza përuron “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë të Mitrovicës

Kandidati për kryeministër nga PDK, ka përuruar sot edhe një projekt të realizuar si kryetar i Mitrovicës, duke krijuar mundësi të reja për qytetarët e asaj ane.

Hamza ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ky projekt është edhe një premtim i mbajtur para qytetarëve që ia besuar udhëheqjen e Komunës së Mitrovicës.

“Sot përuruam “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë, një projekt që shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, duke na mundësuar të shijojmë këto bukuri. Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe MZHR, sjell një shteg ecjeje me gjatësi prej mbi 1 kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në “Ballkonin Panoramik.” Nga atje, pas një ecjeje frymëzuese, mund të shijoni pamjet e bukura të qytetit dhe rrethinës. #MaMirë për natyrën dhe shëndetin!”, tha Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img